Ky informacion përmban udhëzime lidhur me ngrënien dhe pirjen të cilat duhet t’i ndiqni para dhe pas gastrektomisë suaj. Ky operacion bëhet për të hequr një pjesë të stomakut ose të gjithë stomakun tuaj.
Nutricionisti dietolog klinik do ta rishikojë këtë informacion së bashku me ju. Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me të ushqyerit para ose pas operacionit, telefononi 212-639-7312. Mund të lini një takim me një nutricionist dietolog klinik.
Kur të jeni në spital, do t’ju vizitojë një nutricinist dietolog klinik. Ndjekja shëndetësore pas operacionit mund të jetë e dobishme, në varësi të pjesës së stomakut që ju është hequr. Skuadra juaj shëndetësore do të flasë me ju për këtë.
Dieta dhe të ushqyerit para operacionit
Është e rëndësishme të merrni vlera ushqyese të mjaftueshme para dhe pas operacionit. Marrja e vlerave ushqyese mund t’ju ndihmojë që:
- Parandaloni mungesat në të ushqyer, që do të thotë se ju nuk keni disa gjëra që ju nevojiten. Për shembull, mund të mos jeni duke marrë mjaftueshëm vitamina nga ushqimet që hani.
- të jeni të fortë.
- të ruani peshën.
- të luftoni infeksionet.
- të keni mëpak efekte anësore.
- të shëroheni pas operacionit.
Ushqimet me përmbajtje të lartë kalorish dhe proteinash
Hani ushqimet që tregohen në këtë tabelë për t’i shtuar më shumë kalori dhe proteina dietës suaj. Pyesni nutricionistin dietolog klinik për më shumë ide gatimi nëse keni nevojë.
Grupi i ushqimeve | Ushqimi | Kaloritë | Proteina (gram) |
---|---|---|---|
Mish, fasule dhe vezë | 1 filxhan fasule të thata të gatuara | 240 | 4 |
½ flixhan sallatë pule | 200 | 14 | |
1 vezë e madhe e skuqur me 1 lugë gjelle gjalpë | 175 | 7 | |
3 oks tuna e konservuar në vaj | 170 | 25 | |
¼ filxhan zëvendësues veze | 25 | 5 | |
Gjalpë arrash | 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku me yndyrë të plotë | 95 | 4 |
1 lugë gjelle gjalpë bajameje | 100 | 3 | |
Bulmeti | ½ filxhan qumësht i konservuar i avulluar (mund të përdoret në vend të ujit gjatë gatimit) | 160 | 8 |
7 ons kos grek 2% | 140 | 20 | |
7 ons kos grek 5% | 190 | 18 | |
½ filxhan akullore premium | 220 | 14 | |
½ filxhan djathë fshati kremoz me yndyrë të plotë | 115 | 7 | |
¼ filxhan (1 ons) djathë i grirë | 100 | 7 | |
¼ filxhan qumësht half-and-half | 80 | 2 | |
½ filxhan qumësht i plotë (mund të përdoret në vend të ujit gjatë gatimit) | 75 | 7 | |
1 lugë gjelle krem djathi | 50 | 1 | |
2 lugë gjelle salcë kosi | 50 | 1 | |
Yndyrna | 1 lugë gjelle gjalpë, margarinë, vaj ose majonez | 100 | 0 |
2 lugë gjelle lëng mishi | 40 | 1 | |
Embëlsira | 1 lugë gjelle mjaltë | 60 | 0 |
1 lugë gjelle sheqer, reçel, xhelatinë ose shurup çokollate | 50 | 0 | |
Zëvendësues vakti | 1 snack zëvendësues vakti | 200 | 15 |
1 lugë (1 ons) pluhur proteinash | 100 | 15 |
Suplemente ushqyese të lëngshme me përmbajtje të lartë kalorish dhe proteinash
Skuadra që kujdeset për ju mund t’ju sugjerojë të merrni suplemente ushqyese që kanë përmbajtje të lartë kalorish ose proteinash. Nëse po, merrni suplementet midis vakteve. Nëse i merrni të shoqëruar me ushqimin, ato mund t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Kjo ju bën të mos hani më shumë ushqim.
Në tabelën e mëposhtme kemi renditur disa shembuj të suplementeve ushqyese të lëngshme. Mund t’i blini shumicën e tyre në cilindo supermarket ose farmaci. Nëse dyqani nuk e ka një produkt, pyesni një farmacist ose menaxher dyqani që t’jua porositë. Gjithashtu mund t’i porositni këto produkte online.
Disa suplemente mund të shkaktojnë diarre (jashtëqitje të ujshme), gazra ose fryrje. Provoni suplemente në sasi të vogla për të parë se si ndikojnë te ju. Nëse keni ndonjë nga këto efekte anësore, provoni një suplement me përmbajtje të ulët sheqeri. Gjithashtu mund të flisni me nutricionistin dietolog klinik për alternativa të tjera.
Suplementi ushqyes dhe masa | Kaloritë | Proteina (gram) | Pa laktozë? |
---|---|---|---|
Ensure® Original (8 ons) | 225 | 9 | Po |
Boost® Original (8 ons) | 240 | 10 | Po |
Ensure® Plus (8 ons) | 350 | 13 | Po |
Boost® Plus (8 ons) | 360 | 14 | Po |
Boost® VHC (përmbajtje shumë e lartë kalorish) (8 ons) | 530 | 22 | Po |
Ensure® High Protein (8 ons) | 160 | 16 | Po |
Boost® High Protein (8 ons) | 240 | 20 | Po |
Ensure® Compact (4 ons) | 220 | 9 | Po |
Boost® Compact (4 ons) | 240 | 10 | Po |
Glucerna® Shake (8 ons) (Për njerëzit me diabet) | 180 | 10 | Po |
Ensure® Clear (8 ons) | 250 | 9 | Po |
Boost® Breeze (8 ons) | 250 | 9 | Po |
Carnation Breakfast Essentials® Powder (8 ons) (Me qumësht të plotë ose me qumësht pa laktozë) | 280 | 12 | Jo |
Nepro® Nutritional Shake (8 ons) (Për njerëzit me sëmundje në veshka) | 425 | 19 | Po |
Orgain® Nutritional Shake (11 ons) (Organik, me bazë bimore) | 225 | 16 | Jo |
Premier Protein Shakes (8 ons) | 160 | 30 | Jo |
Kate Farms® Nutritional Shakes (11 ons) | 330 | 16 | Po |
Benecalorie® (1.5 ons) | 330 | 7 | Po |
Përzierje ushqyese me përmbajtje të lartë kalorish dhe proteinash
Gjithashtu mund të bëni përzierjet tuaja të cilat kanë përmbajtje të lartë me kalori dhe proteina. Për receta të përzierjeve dhe për këshilla të tjera se si të konsumoni më shumë kalori dhe proteina, lexoni Eating Well During Your Cancer Treatment.
Këshilla për të ngrënë më shumë ushqim
Nëse nuk hani mjaftushëm ose po bini në peshë, këto këshilla mund t’ju ndihmojnë të përfitoni sa më shumë nga vaktet tuaja.
-
Hani sasi të vogla dhe hani më shpesh.
- Hani një gjysmë vakti çdo 2 deri në 3 orë.
- Përpiquni të hani 6 deri në 8 vakte të vogla në ditë në vend se 3 vakte të mëdha.
- Krijoni dhe zbatoni një orar për të ngrënët. Mos prisni derisa t’ju marrë uria.
- Shërbejini racionet e vogla në pjata sallate në vend se në pjata darke.
- Mbajini ushqimet e preferuara në shtëpi në një vend ku mund t’i merrni me lehtësi.
- Blini ushqime që serviren një herë të cilat mund t’i hani me lehtësi. Provoni qese të vogla me përzierje frutash të thata.
-
Gatuani sasi të tilla që t’ju mbetet ushqim për më vonë.
- Mbajeni 1 racion shtesë në frigorifer për të nesërmen, por jo më gjatë.
- Ngrijini racionet e tjera shtesë. Kur të jeni gati të përdorni një racion, shkrijeni në frigorifer ose në mikrovalë. Mos e shkrini në banakun e kuzhinës. Më pas ngroheni përsëri derisa të jetë e nxehtë.
- Përfshini shumë lloje të grupeve të ushqimeve dhe llojeve të ushqimeve në dietën tuaj, përveç nëse mjeku ju thotë të kundërtën.
- Merrni më shumë kalori nga lëngjet sesa nga ushqimet e forta. Për shembull, pini përzierje qumështi ose suplemente ushqyese, si Ensure ose Carnation Breakfast Essentials.
- Bëjeni të ngrënët diçka të këndshme. Hani vaktet në një ambient të këndshëm dhe çlodhës me familjarët ose miqtë.
- Mendojeni të ushqyerit si pjesë të rëndësishme të mjekimeve tuaja.
Dieta dhe të ushqyerit pas operacionit
Pas gastrektomisë, mënyra se si e tretni ushqimin do të ndryshojë. Mund t’i tretni ushqimet tepër shpejt dhe të mos i përthithni lëndët ushqyese aq mirë sa më parë. Ja pse mund t’ju duhet të ndryshoni mënyrën si hani.
- Nëse keni gastrektomi nëntotale, një pjesë e stomakut tuaj do të hiqet. Do të keni një stomak më të vogël (shiko figurën 2).
- Nëse bëni gastrektomi totale, i gjithë stomaku do t’ju hiqet (shiko Figurën 3. Kjo do të thotë që do të ndiheni të ngopur shumë më shpejt sesa para operacionit.
Ndiqni udhëzimet në këtë seksion Gjithashtu mund të përdorni menytë model në fund të këtij materiali për të planifikuar vaktet tuaja.
Udhëzime lidhur me të ushqyerit pas gastrektomisë
Hani më shpesh vakte të vogla
Pas operacionit, stomaku juaj nuk do të jetë në gjendje të mbajë aq sa para operacionit. Do t’ju duhet të hani 6 a më shumë vakte të vogla në ditë në vend se 3 vakte kryesore. Kjo do t’ju ndihmojë të hani sasinë e duhur të ushqimit.
Mos prisni derisa t’ju marrë uria. Krijoni dhe zbatoni një orar për të ngrënët. Hani vaktin e fundit të ditës të paktën 2 orë para se të flini. Tregojini skuadrës së kujdesit shëndetësor nëse po bini në peshë pa pasur dëshirë.
Pas operacionit, mund të ndiheni mirë të hani vetëm pak kafshata herë pas here. Pas disa muajsh, mund të jeni në gjendje të hani vakte më të mëdha dhe të hani më rrallë.
Nëse ju është hequr i gjithë stomaku, mund të jeni në gjendje të hani vetëm pak kafshata gjatë çdo vakti. Mund t’ju duhet të hani ose të pini çdo 1 ose 2 orë për të marrë të gjitha lëndët ushqyese që ju duhen.
Hani me ngadalë dhe përtypeni mirë ushqimin
Hani me ngdalë që të mos ndiheni tepër të fryrë ose të mos ndiheni rehat. Qëndroni ulur drejt ndërsa hani. Përtypeni ushqimin në pjesë shumë të vogla. Kjo ia bën më të lehtë trupit ta tretë ushqimin.
Kufizoni sasinë e lëngjeve që pini ndërsa hani
Mos konsumoni më tepër se (½ filxhan) lëngje kur hani. Kjo do t’ju ndihmojë që të hani mjaftueshëm ushqime të forta para se të ndiheni të ngopur. Kjo do të bëjë që ushqimi të mos kalojë tepër shpejt në zorrë. Nuk ka problem të pini disa gllënjka më tepër nëse e ndjeni gojën të tharë ose nëse kolliteni.
Mbani parasysh që supa dhe proteinat e tundura llogariten si lëngje.
Hani proteina në çdo vakt
Pas operacionit, trupi ka nevojë për më shumë proteina që të shërohet. Hani proteina në çdo vakt. Burimet e mira të proteinave përfshijnë:
- Vakti
- Pulë ose gjel
- Peshk
- Produktet e bulmetit me përmbajtje të ulët yndyre, si qumështi, kosi dhe djathi.
- Vezët
- Tofu
- Arra dhe gjalpë arrash
Zgjidhni ushqime që hahen lehtë
- Zgjidhni ushqime të buta, të gatuara mirë. Shmangni perimet e gjalla dhe ushqimet e forta ose që duhen përtypur tepër, si mishi i kuq ose bugët bagel.
- Shmangni ushqimet me erëza dhe piper në ditët e para pas operacionit. Ato mund t’ju shkaktojnë siklet.
- Shmangni ushqimet me yndyrë dhe sheqer pasi ato mund të shkaktojnë siklet. Lexoni seksionin “Intolerancat ushqimore pas operacionit” të këtij materiali.
Udhëzime për pirjen pas gastrektomisë
- Pini 8 deri në 10 (8 ons) gota lëng çdo ditë.
- Shmangni pijet e karbonizuara (me gaz), si soda dhe seltzer, pasi ato ju bëjnë të ndiheni të ngopur.
- Pijini shumicën e lëngjeve të paktën 1 orë para ose 1 orë pas vakteve. Kjo ju bën të mos ndiheni tepër të ngopur dhe parandalon dehidratimin (kur nuk pini lëngje mjaftueshëm).
- Mos pini më shumë se rreth 4 ons (½ filxhan) lëngje në vaktet tuaja.
Suplementet me vitamina dhe minerale pas operacionit
Nëse ju është hequr një pjesë e madhe e stomakut, mund t’ju duhet të merrni vitaminë B12 shtesë. Mund t’i merrni vitaminat B12 si suplemente orale (si për shembull, tableta) ose si gjilpëra një herë në muaj.
Mund të keni nevojë gjithashtu për vitamina të tjera dhe për suplemente minerale. Nëse merrni, skuadra e kujdesit tuaj mjekësor do të flasë me ju për këtë.
Intolerancat ushqimore pas operacionit
Intoleranca ushqimore ndodh kur kleni siklet ose simptoma të pakëndshme pasi keni ngrënë disa ushqime ose pije të caktuara. Pas operacionit, mund të keni intoleranca ushqimore që nuk i keni pasur më parë.
Në këtë pjesë tregohen disa intoleranca të mundshme që mund të keni. Është e nevojshme të ndiqni këshillat në këtë seksion nëse keni këto simptoma.
Intolerancë ndaj sheqerit
Disa njerëz kanë ngërçe, dhimbje stomaku ose diarre brenda 20 minutash pasi kanë konsumuar ushqime ose pije që kanë shumë sheqer. Kjo quhet sindroma e dumpingut. Sindroma e dumpingut mund të shkaktohet edhe nga ngrënia tepër njëherësh.
Simptomat mund të shfaqen 1 deri në 2 orë pas ngrënies së një vakti me sheqer. Disa njerëz ndihen të dobët, të uritur, kanë përzierje (ndjesi sikur do të vjellin), ankth, dridhje ose djersitje.
Kjo ndodh sepse trupi çliron insulinë shtesë pasi hani sasi të mëdha sheqeri. Pasja e insulinës së tepërt në gjak shkakton rënie të nivelit të sheqerit në gjak.
Mund ta mbajmë nën kontroll sindromën “dumping” dhe sheqerin e ulët në gjak duke ndryshuar dietën tuaj. Shmangni ushqimet dhe pijet që kanë shumë sheqer, të tilla si:
- Sodat me përmbajtje sheqeri
- Lëngjet e frutave
- Karamelet
- Sheqerin e kallamit
- Mjaltin
- Shurupërat
- Ëmbëlsirat dhe biskotat
Nuk ka problem të hani sasi të vogla torte, biskotash dhe karamelesh të ëmbëlsuara me alkoole sheqeri (si sorbitol dhe manitol). Ngrënia e tepërt mund të shkaktojë diarre.
Ngrënia e vakteve më të vogla dhe konsumi i proteinave gjatë vakteve mund t’ju ndihmojë gjithashtu me simptomat. Po kështu edhe ngrënia e ushqimeve me fibra të tretshme, si frutat e konservuara, bananet, gjalpi i kikirikut dhe tërshëra.
Intolerancë ndaj yndyrës
Disa njerëz kanë vështirësi me tretjen e sasive të mëdha të yndyrës pas operacionit. Mund të mos jeni duke i përthithur të gjitha yndyrnat që hani nëse keni ndonjë nga këto simptoma:
- Nxjerrje shumë të shpeshtë të jashtëqitjeve
- Jashtëqitje që pluskojnë
- Jashtëqitje që kanë ngjyrë shumë të çelët, janë të shkumëzuara, të yndyrshme ose me erë të keqe
Nëse keni ndonjë nga këto simptoma, flisni me skuadrën e kujdesit shëndetësor. Mund t’ju duhen mjekime që ju ndihmojnë të tretni yndyrnat.
Provoni të hani sasi të vogla yndyrnash në fillim. Më pas shtoni ngadalë sasi më të mëdha proteinash në dietën tuaj. Disa nga ushqimet me përmbajtje të lartë yndyre janë:
- Gjalpi, margarina dhe vajrat
- Majonezi
- Salcat kremoze të sallatave
- Djathi kremoz
- Salcat me lëng mishi
- Patatinat dhe çipsat prej misri
- Ëmbëlsirat e pasura
- Ushqimet e skuqura
- Vaktet me yndyrë
Intoleranca ndaj laktozës (bulmetit)
Intoleranca ndaj laktozës është pamundësia për të tretur laktozën. Laktoza është një lloj sheqeri që gjendet në bulmet ose në produktet e qumështit. Disa kanë vështirësi të tretin laktozën pasi kanë bërë gastrektomi.
Disa nga simptomat e intolerancës ndaj laktozës janë gazrat, fryrja dhe diarreja. Këto simptoma mund të ndodhin 30 minuta deri në 2 orë pasi konsumuar produkte bulmeti.
Pas operacionit, rikthejini dalëngadalë produktet e bulmetit në ushqimin tuaj. Qumështi, akulloret dhe djathrat e buta kanë përmbajtje të lartë laktoze. Djathrat e forta, kosi dhe gjalpi kanë sasi më të vogla laktoze.
Për të provuar tolerancën tuaj ndaj bulmetit, filloni duke pirë një racion 4 ons (½ filxhan) qumësht.
- Nëse nuk keni asnjë simptomë të intolerancës ndaj laktozës, mund të filloni të hani më shumë ushqime bulmeti.
- Nëse keni simptoma, mund të vazhdoni ende të hani ushqime me përmbajtje më të vogël laktoze. Kushtojini vëmendje mënyrës si ndiheni pasi keni ngrënë lloje të ndryshme bulmeti. Kushtojini vëmendje mënyrës si ndiheni pasi keni ngrënë produkte bulmeti së bashku me ushqime të tjera jo-bulmeti.
Nëse mendoni se mund të jeni intolerant ndaj laktozës:
- Provoni të përdorni një produkt që ju ndihmon të tretni bulmetin. Për shembull, tableta ose pika (Lactaid®).
- Provoni produkte bulmeti që janë përpunuar për t’ua hequr laktozën (si qumështi Lactaid, djathi i fshatit dhe akullorja).
- Pyesni mjekun nutricionist dietolog, nëse keni nevojë për ndihmë.
Ndonjëherë intoleranca ndaj laktozës pas operacionit largohet. Mund të provoni përsëri të hani produkte bulmeti pas pak muajsh për të parë nëse ende keni simptoma.
Këshilla për të menaxhuar problemet e zakonshme pas operacionit
Në këtë seksion shpjegohen probleme te zakonshme pas gastrektomisë Mbani një regjistër të ushqimeve dhe shkruani çdo simptomë ose problem që keni. Kjo mund t’ju ndihmojë të mësoni pse ndodhin problemet. Mund të përdorni listën bosh të ushqimeve dhe pijeve që konsumoni çdo ditë në fund të këtij materiali.
Nëse këshillat në këtë seksion nuk ju ndihmojnë, flisni me nutricionistin dietolog klinicist ose me mjekun.
Këshilla për kontrollimin e përzierjes
- Shmangni ushqimet që janë të pasura, me erëza ose me yndyrë.
- Hani me ngadalë. Provoni ta hiqni nga dora pirunin ndërsa përtypeni.
- Përtypini mirë ushqimet. Shmangni aktivitetin menjëherë pas vakteve. Këto gjëra ndihmojnë me tretjen.
- Mos hani ose mos pini tepër njëherësh.
- Mos u shtrini menjëherë pas vakteve. Prisni 2 deri në 3 orë para se të shtriheni.
Këshilla për kontrollimin e fryrjes
- Mos hani ose mos pini tepër njëherësh. Hani vakte të vogla.
-
Bëni një program me oraret për të ngrënë dhe për të pirë. Kjo mund t’ju ndihmojë nëse keni vështirësi të hani 6 vakte të vogla në vend se 3 vakte të mëdha. Vendosja e alarmeve gjatë ditës mund të jenë përkujtues të dobishëm.
- Mund ta keni të vështirë t’u ktheheni racioneve të mëdha pas operacionit. Provoni të hani vakte të vogla ose vaktet me racionin e duhur që kohë përpara.
- Pini shumicën e lëngjeve para ose pas vakteve. Pirja gjatë vakteve mund t’ju bëjë të ndiheni të ngopur më shpejt.
- Hani me ngadalë. Provoni ta hiqni nga dora pirunin ndërsa përtypeni. Trurit i duhen 20 minuta që ta kuptojë që jeni ngopur.
- Shmangni pijet me gaz.
- Shmangni perimet që mund t’ju shkaktojnë gazra. Për shembull, brokolit, lulelakrat, lakrat, qepët, lakrat e brukselit dhe fasulet.
Këshilla për kontrollimin e diarresë
- Si fillim, provoni të konsumoni më pak sheqer. Më pas provoni të konsumoni më pak bulmet. Në fund provoni të konsumoni më pak yndyrë. Kushtoni vëmendje për të parë nëse diarreja përmirësohet. Nëse po, konsumojini më pak këto ushqime.
- Shmangni alkoolet e sheqerit, si sorbitol dhe mannitol. Këto gjenden shpesh te çamçakëzët, karamelet e forta, shurupi për kollën, ëmbëlsirat me bulmet, kremërat e ëmbëlsirave dhe biskotat. Mund ta shihni nëse një produkt i ka këto gjëra duke parë listën e përbërësve. Nuk ka problem të përdorni zëvendësues të sheqerit, si NutraSweet ose Equal.
- Shmangni sasitë e mëdha të ushqimeve me fibra të patretshme, si perimet e gjalla, frutat e gjalla dhe sallatat.
- Provoni të hani ushqime me fibra të tretshme, si frutat e konservuara, bananet, gjalpi i kikirikut dhe tërshëra.
-
Ruajini ushqimet në mënyrë të sigurt.
- Futini menjëherë në frigorifer ose në ngrirje ushqimet që mbeten.
- Hidhini pas 2 ditësh ushqimet e mbetura të lëna në frigorifer.
- Hidhini pas 6 muajsh ushqimet e mbetura të lëna në ngrirje.
- Shkrijini ushqimet e mbetura të ngrira në frigorifer osenë mikrovalë, jo në banakun e kuzhinës. Ngrohini përsëri në temperaturë të sigurt për ushqimin derisa të jenë shumë të nxehta.
Këshilla për menaxhimin e refluksit
Refluksi ndodh kur ushqimet ose lëngjet që gëlltitni ju kthehen përsëri në gojë përmes fytit. Kjo ndodh sepse valvula midis ezofagut dhe stomakut është hequr gjatë operacionit.
Ndiqni këto këshilla për të menaxhuar refluksin:
- Qëndroni ulur drejt gjatë vakteve dhe për të paktën 60 minuta pasi të keni mbaruar.
- Vishni rroba të lirshme rreth abdomenit (barkut).
- Hajeni vaktin e fundit të paktën 2 orë para gjumit.
- Pini për herë të fundit të paktën 1 orë para gjumit.
- Mbajeni kokën 30 gradë ose më shumë nga krevati. Përdorni një jastëk trekëndësh për ta mbajtur pjesën e sipërme të trupit dhe kokën të ngritur lart. Mund të blini jastëk trekëndësh në dyqan për objekte kirurgjikale ose online.
- Kur përkuleni, përpiquni të përkuleni me gjunjë në vend se me bel.
- Mos hani ose mos pini tepër njëherësh.
- Flisni me skuadrën e kujdesit shëndetësor për të marrë mjekime që ju ndihmojnë të menaxhoni refluksin.
Ngrënia në restorante dhe evente sociale
Ushqimi është i rëndësishëm në shumë grumbullime shoqërore. Mbani parasysh se zakonisht racionet që shërbehen në evente dhe restorante janë të mëdha. Shpesh duhet kohë që të mësoheni të hani në restorante ose në evente të tilla si, dasmat dhe festat e mbrëmjeve.
- Nëse e konsumoni pjatën e parë, mund të vini re se keni nevojë ta merrni me vete në shtëpi pjatën kryesore.
- Nëse e anashkaloni pjatën e parë, përpiquni të hani gjysmën e pjatës kryesore dhe pjesën tjetër ta merrni me vete në shtëpi. Gjithashtu mund ta ndani pjesën kryesore me dikë tjetër.
- Mund t’ju duhet të zgjidhni ose të hani një supë të vogël, ose një pije. Ose mund të zgjidhni të pini vetëm disa gllënjka nga të dyja.
- Nëse doni të hani ëmbëlsirë pas vaktit, ndoshta mund ta merrni me vete në shtëpi dhe ta ruani për më vonë.
Regjistrimi i konsumit të ushqimeve dhe pijeve
Pas gastrektomisë, mund të ndiheni të ngopur shpejt ose të keni ndryshime të tjera që ndikojnë te të ngrënët. Mbani një regjistër për ushqimin dhe pijet. Kjo do t’ju ndihmojë të shihni se cilat ushqime dhe cilat racione mund t’i hani më lehtë. Gjithashtu do t’ju ndihmojë që të hani kalori mjaftueshëm.
Në regjistrin e ushqimeve dhe pijeve tuaja:
-
Mbani shënim të gjitha ushqimet dhe lëngjet që konsumoni. Mbani shënim:
- Koha që hani ose pini
- Sasia (racioni) dhe lloji i ushqimit ose pijes
- Numrin e kalorive në ushqim ose pije
-
Shkruani simptomat ose problemet që keni pasi hani ose pini.
- A jeni ndier ndonjëherë tepër të fryrë?
- A ndjeni presion në kraharor?
- A keni refluks?
- A keni dhimbje në abdomen (bark) ose diarre?
Ja një shembull i një regjistri të ushqimeve dhe pijeve. Në fund të këtij materiali gjendet edhe një regjistër bosh që mund ta përdorni.
Ora | Madhësia e racionit | Përshkrim | Kaloritë | Simptoma? |
---|---|---|---|---|
7 e mëngjesit | 4 oz | Lëng molle | 60 | Asnjë |
8 e mëngjesit | 1 jumbo 5 oz | Vezë e rrahur Pure patateje | 100 160 | Asnjë |
10 e mëngjesit | 6 oz | Kos | 105 | Asnjë |
2 e pasdites | 5 oz 4 oz | Patate pure Puding vaniljeje | 160 110 | Asnjë |
4 e pasdites | 1 jumbo | Vezë e fërguar | 100 | Asnjë |
6 e pasdites | 6 oz 5 oz ¼ filxhan ¼ filxhan | Patate pure Kungull i butë i gatuar me gjalpë Pulë e zier Lëng mishi | 192 75 58 50 | Shumë i fryrë, nuk e mbaroni dot vaktin |
Totali ditor 1130 kalori |
Ndjekja e peshës
Është e rëndësishme të mbani nën kontroll peshën. Peshohuni afërsisht çdo 3 deri në 5 ditë. Është mirë të peshoheni pak a shumë në të njëjtën orë të ditës. Vishni të njëjtat rroba kur peshoheni. Nëse bini në peshë, lini takim me një nutricionist dietolog klinik.
Matja e ushqimeve
Për të matur ushqimet, përdorni lugë matëse, gota matëse ose peshore. Gjithashtu mund të përdorni udhëzimet në Figurën 4 për të përllogaritur sasitë e disa ushqimeve.
Gjetja e informacioneve për kaloritë
Mund të gjeni informacion për kaloritë për ushqimet e paketuara në etiketën prë vlerat ushqyese (shiko Figurën 5).
Një ushqim mund të mos ketë etiketë për vlerat ushqyese. Nëse nuk i ka, mund t’i shikoni informacionet për kaloritë në një faqe interneti për vlerat ushqyese, si CalorieKing.com ose MyFitnessPal.com. Gjithashtu mund të shkarkoni MyFitnessPal (aplikacion) në smartfonin tuaj.
Lista e pazarit pas operacionit
Për rreth 2 deri në 4 javë pas operacionit, hani më shpesh vakte të vogla. Hani ushqime që kanë përmbajtje të lartë kalorish dhe proteinash. Nuk do të hani racione të mëdha. Por do t’ju duhet të hani ushqime që ju japin shumë vlera ushqyese në pak kafshata.
Ushqimet që tregohen në këtë seksion do t’ju ndihmojnë të merrni lëndët ushqyese që ju duhen. Gjithashtu këto ushqime treten (asimilohen) lehtë.
Grupi i ushqimeve | Ushqimet e rekomanduara |
---|---|
Qumështi dhe bulmeti |
|
Perimet |
*Të gjitha perimet duhet të gatuhen mirë dhe të jenë shumë të buta. |
Fruta |
|
Niseshte |
|
Yndyrna dhe vajra |
*Mos hani salca acidike nëse keni refluks acidi |
Mish dhe zëvendësues të mishit |
|
Pije |
|
Artikuj kuzhine që mund t’ju ndihmojnë pas operacionit
Ja disa artikuj kuzhine që mund t’ju ndihmojnë t’i përgatitni ushqimet në shtëpi. Nuk ka nevojë t’i përzieni ushqimet pas operacionit. Por bërja e supërave dhe përzierjeve me ushqime të ndryshme mund t’ju ndihmojnë të arrini synimet për marrjen e kalorive dhe proteinave.
- Blender: Përdorni blender për të bërë supë dhe përzierje. Mund të hidhni në blender mish, perime dhe fruta. Mund t’ju duhet të shtoni lëng që ushqimi të ketë përbërjen e duhur.
- Përpunues ushqimi: Përdorni një përpunues ushqimi për të grirë, copëtuar ose përzier ushqimet. Kanë madhësi të ndryshme. Nëse planifikoni të bëni vetëm 1 racion ushqim, blini një përpunues të vogël.
- Pjatat e vogla (sallatë): Përdorni pjata të vogla që të mos frikësoheni së tepërmi nga vaktet.
- Gota dhe lugë matëse: Përdorni gota dhe lugë matëse për t’u orientuar me madhësitë e racioneve ndërsa filloni të hani pas operacionit.
Burimet
Shërbimet e asistencës MSK
Shërbimi i Mjekësisë Integruese
www.msk.org/integrativemedicine
Shërbimi ynë i mjekësisë integruese ofron shumë shërbime për të plotësuar (shoqëruar) kujdesin mjekësor të zakonshëm. Për shembull, ne ofrojmë terapi muzikore, terapi për mendjen/trupin, terapi me kërcim dhe lëvizje, joga dhe terapi me prekje. Telefononi 646-449-1010 për të lënë një takim për këto shërbime.
Gjithashtu mund të planifikoni një konsultim me një ofrues të kujdesit shëndetësor në Shërbimin e Mjekësisë Integruese. Ata do t’ju ndihmojnë të krijoni një plan për të pasur një stil jetese të shëndetshëm dhe për të menaxhuar efektet anësore. Telefononi 646-608-8550 për të lënë një takim për t’u konsultuar.
Resources for Life After Cancer (RLAC) Program
646-888-8016
Në MSK, kujdesi për shëndetin nuk mbaron pas trajtimit tuaj. Programi RLAC është për pacientët dhe familjet e tyre që kanë përfunduar trajtimin.
Ky program ka shumë shërbime. Ne ofrojmë seminare, kurse, grupe mbështetëse dhe këshillim për jetën pas trajtimit. Gjithashtu mund të ndihmojmë me çështjet e siguracionit dhe punësimit.
Burime të jashtme
Academy of Nutrition and Dietetics (AND)
www.eatright.org/
AND është një organizatë profesionale për dietologët e regjistruar. Faqja e internetit ka informacion lidhur me udhëzimet dhe kërkimet më të fundit për të ushqyerit dhe mund t’ju ndihmojë të gjeni një dietolog në zonën tuaj. Akademia publikon gjithashtu The Complete Food & Nutrition Guide i cili ka më tepër se 600 faqe me informacion për ushqimet, të ushqyerit dhe shëndetin.
American Institute for Cancer Research
www.aicr.org
800-843-8114
AICR ka informacion në lidhje me dietën, si dhe kërkime dhe edukime për parandalimin e kancerit.
FDA Center for Food Safety and Applied Nutrition
www.fda.gov/AboutFDA/CentersOffices/OfficeofFoods/CFSAN/default.htm
FDA ka informacione të dobishme për sigurinë e ushqimeve.
Meny model për dietë 6-ditore
Menytë model në këtë seksion tregojnë një dietë të butë në 6 vakte të vogla. Ato përfshijnë 4 ons lëng në çdo vakt. Kjo ju ndihmon që të mos ndiheni tepër të fryrë gjatë vakteve. Gjithashtu përfshijnë 8 ons lëng midis vakteve, që të jeni të hidratuar. Mbani parasysh se supa dhe proteinat e tundura llogariten si lëngje.
-
Jo të gjithë artikujt në meny janë pa sheqer. Nëse keni diabet, sheqer të lartë në gjak ose keni sindromën e dumpingut:
- Përdorni kos pa sheqer ose kos të lehtë në vend të kosit të zakonshëm.
- Pakësoni lëngjet e frutave.
- Nëse pini lëngje frutash, hollojini me ujë.
-
Artikujt në meny që kanë një yllth (*) kanë laktozë. Nëse jeni intolerant ndaj laktozës:
- Provoni qumësht Lactacid, gjizë ose akullore.
- Pini tabletat ose pikat e Lactacid para se të konsumoni produkte bulmeti.
- Zgjidhni qumësht bajameje, qumësht orizi ose qumësht soje dhe djathëra pa bulmet.
Mund t’ju jetë hequr një pjesë e madhe e stomakut, ose i gjithë stomaku. Nëse po, mund t’ju duhet të filloni me racione më të vogla nga ato që kemi renditur në menytë model. Ju lutemi të flisni me nutricionistin dietolog klinicist për më shumë informacion.
Meny model 1
Ora | Vakti | Ushqimet dhe lëngjet |
---|---|---|
7:30 e mëngjesit | Mëngjesi |
|
9 e mëngjesit | Pini |
|
10 e mëngjesit | Ushqim i lehtë |
|
11:30 e paradites | Pini |
|
12:30 e drekës | Drekë |
|
2 e pasdites | Pini |
|
3 e pasdites | Ushqim i lehtë |
|
4:30 e pasdites | Pini |
|
5:30 e pasdites | Darka |
|
7 e mbrëmjes | Pini |
|
8 e mbrëmjes | Ushqim i lehtë |
|
9:30 e mbrëmjes | Pini |
|
Meny model 2
Ora | Vakti | Ushqimet dhe lëngjet |
---|---|---|
7:30 e mëngjesit | Mëngjesi |
|
9 e mëngjesit | Pini |
|
10 e mëngjesit | Ushqim i lehtë |
|
11:30 e paradites | Pini |
|
12:30 e drekës | Drekë |
|
2 e pasdites | Pini |
|
3 e pasdites | Ushqim i lehtë |
|
4:30 e pasdites | Pini |
|
5:30 e pasdites | Darka |
|
7 e mbrëmjes | Pini |
|
8 e mbrëmjes | Ushqim i lehtë |
|
9:30 e mbrëmjes | Pini |
|
Meny model 3
Ora | Vakti | Ushqimet dhe lëngjet |
---|---|---|
7:30 e mëngjesit | Mëngjesi |
|
9 e mëngjesit | Pini |
|
10 e mëngjesit | Ushqim i lehtë |
|
11:30 e paradites | Pini |
|
12:30 e drekës | Drekë |
|
2 e pasdites | Pini |
|
3 e pasdites | Ushqim i lehtë |
|
4:30 e pasdites | Pini |
|
5:30 e pasdites | Darka |
|
7 e mbrëmjes | Pini |
|
8 e mbrëmjes | Ushqim i lehtë |
|
9:30 e mbrëmjes | Pini |
|
Meny model 4
Ora | Vakti | Ushqimet dhe lëngjet |
---|---|---|
7:30 e mëngjesit | Mëngjesi |
|
9 e mëngjesit | Pini |
|
10 e mëngjesit | Ushqim i lehtë |
|
11:30 e paradites | Pini |
|
12:30 e drekës | Drekë |
|
2 e pasdites | Pini |
|
3 e pasdites | Ushqim i lehtë |
|
4:30 e pasdites | Pini |
|
5:30 e pasdites | Darka |
|
7 e mbrëmjes | Pini |
|
8 e mbrëmjes | Ushqim i lehtë |
|
9:30 e mbrëmjes | Pini |
|